Kurti: Marrëveshja me LDK-në pësoi goditje, por zgjedhjet mund të shmangen me votimin e Bekim Sejdiut
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se marrëveshja politike e lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) ka pësuar një “goditje të rëndë”, mirëpo konsideron se ajo mbetet ende në fuqi.
Sipas Kurtit, arritja e këtij dakordimi përfaqëson një arritje të rëndësishme për të dyja subjektet politike, ndërsa mundësia për të garantuar stabilitetin institucional dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme është ende e hapur deklaroi Kurti, për Ekonomia Online.
Ai vlersoi se rruga e vetme për parandalimin e procesit të ri zgjedhor kalon përmes mbështetjes për kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për pozitën e Presidentit të Republikës.
Kurti pranoi sfidat aktuale të paktit politik, por refuzoi ta konsiderojë atë të dështuar.
Emri i propozuar nga kjo marrëveshje mbetet ai i Bekim Sejdiut.
I pyetur për bisedime të mundshme me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, apo për emërime të tjera alternative, Kurti refuzoi të komentojë nëse do të ketë kandidatë të tjerë garues.