Mbyllet restoranti dhe hoteli “Liqeni i Dukagjinit” tek liqeni i Radoniqit
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se institucioni që ajo drejton do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura në Kosovë.
“Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis”, ka deklaruar Pacolli.