Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Mickoski: Nuk ka korrupsion të nivelit të lartë
Maqedoni

Mickoski: Nuk ka korrupsion të nivelit të lartë

September 12, 2026

AA

Pas dy rasteve të fundit ku zyrtarë u kapën duke marrë mito, kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar edhe raste të tjera të mitmarrjes në institucione shtetërore. Në një deklaratë për media, ai tha se ka informata se po hetohen persona edhe në disa institucione shtetërore për korrupsion. Por, pavarësisht kësaj, Mickoski thotë se, nuk ka korrupsion të nivelit të lartë.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

“Ajo që për mua është e rëndësishme është se nuk ka raste të korrupsionit të lartë. Tani duhemi t’i pastrojmë këto raste nëpër institucione, t’i çrrënjosim. Por, nuk do të thosha se ka mosbesim ndaj institucioneve dhe shkojnë te prokuroria”.

Mickoski më tej paralajmëroi edhe një projekt, në kuadër të së cilit qytetarët do të mund të denoncojnë korrupsionin sistematik.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

“I inkurajojë qytetarët që të denoncojnë raste të korrupsionit sistematik dhe së shpejti do të fillojmë një projekt me Transparency International në të cilin do të kemi linjë të hapur që të denoncojnë aty, ndërsa ne së bashku me Transparency International t’i zbatojmë ato raste”.

Kujtojmë se, dy ditë më parë, ndihmësdrejtori i Doganave u arrestua nën dyshimin se ka marrë ryshfet në vlerë prej 17 mijë e 500 eurosh. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm”.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion njofton se paratë janë kërkuar në lidhje me dy procedura të prokurimit publik. Rasti është denoncuar nga një qytetar, ndërsa për të dyshuarin është kërkuar masa e paraburgimit. Ndërkohë paraprakisht, policia e arrestoi shoferin e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, pasi ai u kap duke marrë para nga një person për të ndërmjetësuar për punësimin e tij si zjarrfikës në Qytetin e Shkupit. Ai është kapur në flagrancë gjatë marrjes së 500 eurove, ndërsa kishte kërkuar 1 500 euro.

Teuta Buçi /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton një aksion

November 16, 2026
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë

November 15, 2026
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15499
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton

Alta Banka SHA Manastir do të dalë zyrtarisht në shitje përmes një ankandi publik, sipas njoftimit të lëshuar nga administratori,

Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026”

Kumanovarja Dr. Nurije Aliu, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror COGI 2026, të mbajtur në

Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.