Filloi ndërtimi i garazhit nëntokësor me kate dhe sheshit në Velez
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Komunës së Velesit, Marko Kolev, vendosën sot gurthemelin e një garazhi nëntokësor shumëkatësh në qendër të Velesit. “Nga fundi i gjysmës së parë të vitit, do të mund ta vëmë këtë objekt të mrekullueshëm në përdorim, në funksion, në mënyrë që ta shfrytëzojnë qytetarët e Velesit, natyrisht dhe të kënaqen me sheshin e ri”, deklaroi kryeministri. Objekti pritet të ofrojë 100 vende parkimi, të shpërndara në tre nivele nëntokësore deri në një thellësi prej 15 metrash. Vlera e investimit është 221 milionë denarë, të siguruara nga Qeveria përmes kredisë hungareze.