Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 VLEN: Qëndrojmë pranë Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së
Kosovë

VLEN: Qëndrojmë pranë Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së

September 14, 2026

AA

VLEN ka shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proces gjyqësor në Hagë, duke thënë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare.

Në një qëndrim të publikuar të hënën, VLEN thotë se lufta çlirimtare e Kosovës dhe rrugëtimi drejt pavarësisë janë ndër periudhat më të ndjeshme, por edhe më të lavdishme të historisë së shqiptarëve.

“Ne shqiptarët e kemi ende të gjallë kujtesën për vuajtjet, sakrificat dhe qëndresën e shqiptarëve përballë një regjimi represiv”, thuhet në reagim. Sipas VLEN-it, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte “luftë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare për liri, dinjitet dhe mbijetesë”.
“Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe rezultat i një sakrifice të jashtëzakonshme. Ajo u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve, mbi qëndresën e shqiptarëve dhe mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar VLEN.
Duke iu referuar procesit gjyqësor ndaj Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, VLEN ka theksuar se ata po përballen me një proces të rëndë, por ka rikujtuar parimin e prezumimit të pafajësisë. “Akuzë nuk është aktgjykim. Presumimi i pafajësisë është parim themelor i drejtësisë dhe duhet të respektohet deri në fund”, thuhet në reagim.

VLEN ka thënë se qëndron pranë Republikës së Kosovës, shqiptarëve të Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së. “Historia nuk rishkruhet me akuza. Shpresojmë dhe besojmë që Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të kthehen të lirë pranë familjeve të tyre”, përfundon qëndrimi i VLEN-it.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton një aksion

November 16, 2026
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë

November 15, 2026
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15499
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton

Alta Banka SHA Manastir do të dalë zyrtarisht në shitje përmes një ankandi publik, sipas njoftimit të lëshuar nga administratori,

Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026”

Kumanovarja Dr. Nurije Aliu, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror COGI 2026, të mbajtur në

Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.