Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Hamburg
Shqiptarë nga e mbarë bota protestojnë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale, ku gjithsej u dënuan me 81 vite burgim katër ish-krerët e UÇK-së.
Në Hamburg të Gjermanisë, sot u mblodhën një numër i madh i bashkatdhetarëve për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me këtë vendim të Dhomave të Specializuara.