Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Ministria e Kulturës hap konkurset vjetore: Aplikimi bëhet vetëm online deri më 31 tetor
Maqedoni

Ministria e Kulturës hap konkurset vjetore: Aplikimi bëhet vetëm online deri më 31 tetor

September 30, 2026

AA

Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe veprimtarive të veçanta të kulturës për vitin 2027 hapen sot (në orën 12:00) dhe do të zgjasin deri më 31 tetor, deri në orën 15:30.

“Këto konkurse do të mbështesin projektet që pasurojnë ofertën kulturore, krijojnë hapësirë për shprehje të reja kreative dhe kontribuojnë në dukshmërinë ndërkombëtare të kulturës vendase. Shprehim pritshmërinë tonë të sinqertë se edhe këtë vit artistët, shoqatat dhe organizatat kulturore do të tregojnë interes të lartë dhe gatishmëri profesionale, duke konfirmuar dinamizmin dhe pjekurinë e skenës sonë kulturore”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani.

Ai bëri të ditur se aplikimi për të gjitha fushat bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime (uslugi.gov.mk), ndërsa aplikimet në formë të shtypur apo përmes postës nuk do të merren parasysh.

Sa i përket pragut të cilësisë, ruhet pragu minimal prej 40 pikësh (nga gjithsej 100) për të marrë mbështetje financiare.

Pjesë e rregullave tashmë të njohura për aplikuesit është edhe ekzistenca e një sistemi të unifikuar pikëzimi: deri në 70 pikë për cilësinë e përmbajtjes, deri në 15 pikë për burimet njerëzore dhe deri në 15 pikë për arsyetimin financiar. Po ashtu, ruhen kufizimet e aplikimit (deri në 4 projekte për personat juridikë dhe deri në 2 për personat fizikë), me qëllim që të nxitet cilësia para kuantitetit.

Ministri Sulejmani bëri të ditur se në kuadër të me këtë konkurs do t’u jepet përparësi e qartë projekteve serioze, të mirëmenduara dhe të qëndrueshme që kanë kapacitet të lënë gjurmë të përhershme, qoftë përmes bashkëpunimit institucional, shtrirjes rajonale, afirmimit ndërkombëtar apo zhvillimit të publikut të ri.

“Përveç kësaj, me interes të veçantë presim projekte që do të realizohen në zonat kufitare. Po ashtu, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e iniciativave më të vogla. Ato do të vazhdojnë të kenë vendin e tyre, veçanërisht kur tregojnë cilësi të lartë artistike, inovacion dhe lidhje të qartë me komunitetet lokale”, shtoi Sulejmani.(INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë

November 15, 2026
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15498
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026”

Kumanovarja Dr. Nurije Aliu, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror COGI 2026, të mbajtur në

Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS:

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me historinë e ALTA BANKËS, duke vënë në fokus

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.