Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kompania kosovare “Interex” sot zyrtarisht pronare e rrjetit “Tinex” në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

Kompania kosovare “Interex” sot zyrtarisht pronare e rrjetit “Tinex” në Maqedoninë e Veriut

October 5, 2026

AA

Zinxhiri i njohur i shitjes me pakicë “Tinex” që nga e premtja ka kaluar zyrtarisht në pronësi të kompanisë kosovare “Proeks International” me seli në Prishtinë.

Përmes këtij transaksioni, “Proeks International” ka marrë kontrollin mbi “Tinex Market” — shoqërinë e sapoformuar përmes së cilës do të vazhdojë veprimtarinë biznesi i shitjes me pakicë i pronarit të deritanishëm, “Tinex-MT”.

Me këtë lëvizje kapitali, pas më shumë se tri dekadash nën pronësi vendore, zinxhiri “Tinex” hyn në një etapë të re strukturore dhe operativ.

Ndryshime në udhëheqjen ekzekutive

Në krye të “Tinex Market” është emëruar drejtori i ri Liridon Berisha nga Kosova, i cili merr këtë detyrë pas Kristina Todoroviq-Nikoliq.

Sipas profilit të tij profesional, Berisha që nga shtatori i vitit 2020 ka ushtruar detyrën e drejtorit ekzekutiv për logjistikë në “Interex Supermarket”, ndërsa përgjatë periudhës 2019–2020 ka shërbyer si drejtor i përgjithshëm i marketingut në “Viva Fresh Store”.

Aprovimi nga rregullatori i konkurrencës

Blerja e rrjetit tregtar ka marrë më parë dritën e gjelbër nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës. Më 25 gusht, ky institucion rregullator miratoi përqendrimin tregtar përmes të cilit “Proeks International” fiton kontrollin e plotë mbi “Tinex Market” DOOEL Shkup.

Transaksioni përfshin të gjithë rrjetin e supermarketeve që deri më tani menaxhohej nga “Tinex-MT”, ku hyjnë brendet tregtare: “Tinex”, “SuperTinex”, “Tinex Delikates”, “Konto” dhe “Spot”.

Kush është “Proeks International”?

“Proeks International” është me sedër në Prishtinë dhe ka si veprimtari parësore shitjen me pakicë në dyqane të paspecializuara, kryesisht me ushqim, pije dhe produkte duhani.

Kompania është pjesë e grupit tregtar “Proeks Group”, i cili operon në importin dhe shpërndarjen e mallrave të konsumit të gjerë (FMCG), sektorin e tregtisë me pakicë, menaxhimin e supermarketeve dhe logjistikë, si dhe në tregtimin, magazinimin dhe shpërndarjen e derivateve të naftës.(INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

UEJL shënon 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne dhe

November 20, 2026
Maqedoni

Agim Islami nga Shkupi: 18 vite burg, 18 vite heshtje,

November 20, 2026
Kosovë

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro

November 20, 2026
Botë

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale,

November 20, 2026
Kosovë

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për

November 20, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5221
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15574
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

UEJL shënon 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), sot shënoi 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne, në të cilën, krahas përvjetorit jubilar,

Maqedoni

Agim Islami nga Shkupi: 18 vite burg, 18

Sa herë afrohen zgjedhjet, politikanëve u kujtohen rastet e rënda, u zgjohet ndërgjegjja dhe u mbushet goja me drejtësi. Pastaj,

Maqedoni

Një hap drejt Evropës pas Brexit-it: Britania dhe

Dhjetë vjet pas referendumit të Brexit-it, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian po ndërmarrin hapa të rinj drejt afrimit të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.