Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm
Kosovë

Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm

October 7, 2026

AA

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se nata e mbrëmshme ishte e gjatë për Kosovën, por se ajo mund të shënojë edhe një kthesë drejt një rruge më të mirë për shtetin.

Hamza ka shprehur besimin se, së bashku me shtetin dhe Presidenten e re, Justina Shiroka-Pulën, do të ketë një angazhim më të madh edhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe betejën për drejtësi, të vërtetën dhe pastërtinë e luftës çlirimtare.

“Beteja për drejtësi në Hagë nuk mund të bëhet më vetëm nga individët, familjet, dashamirët dhe mbrojtësit e tyre, të cilët tash e gati gjashtë vjet po e bartin mbi supet e tyre peshën e rëndë të këtij procesi. Shteti ynë tani duhet të jetë pranë tyre, me të gjitha kapacitetet dhe përgjegjësitë që i takojnë”, ka shkruar Hamza.

Ai ka falënderuar qytetarët që kanë protestuar në Prishtinë, në qytete të tjera të Kosovës dhe në diasporë, duke u bërë zë i ish-krerëve të UÇK-së dhe pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Hamza ka theksuar se Kosovës i duhet një shtet që nuk harron dhe nuk dorëzohet përballë përpjekjeve për ta zbehur apo shtrembëruar të vërtetën për luftën çlirimtare.

“Tani kemi një Deklaratë të Përbashkët të zotimit dhe vullnetit politik në Kuvend, një ligj për mbrojtjen e UÇK-së dhe kemi Presidenten e zgjedhur. Prandaj, pa përjashtim, presim koordinimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e të gjithëve për këtë kauzë kombëtare”, ka deklaruar ai.

Po ashtu ai ka bërë thirrje për bashkim dhe angazhim të përbashkët.

“UÇK-ja na bashkoi në një vizion. Tani është koha që atë vizion ta shndërrojmë në një mision të përbashkët, me angazhim dhe vepra konkrete. Beteja jonë për drejtësi duhet të vazhdojë. Dhe në këtë betejë, çlirimtarët tanë nuk do të jenë vetëm. Duhet të jemi të gjithë bashkë!”, ka shkruar Hamza.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Nga 3.000 denarë për çdo nxënës të klasës së parë

November 24, 2026
Maqedoni

Shifra alarmante në Maqedoni: Çdo i dyti qytetar i rritur

November 24, 2026
Maqedoni

Këshilltarët e VLEN-it përshëndesin iniciativën e qytetarëve për mbishkrimin në

November 24, 2026
Maqedoni

Nuk e bëri për 22 vjet, tani Ali Ahmeti i

November 24, 2026
Maqedoni

Kujdes nga mashtrimi me SMS: Gjoba të rreme prej 20

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5248
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15627
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Nga 3.000 denarë për çdo nxënës të klasës

Komuna e Gjorçe Petrovit ndau ndihmë financiare për nxënësit e klasave të para, ku familjeve u janë paguar gjithsej 1.369.000

Maqedoni

Shifra alarmante në Maqedoni: Çdo i dyti qytetar

Çdo i dyti qytetar i rritur në Maqedoninë e Veriut konsumon duhan, ndërsa nëse përfshihen edhe cigaret elektronike dhe produktet

Maqedoni

Këshilltarët e VLEN-it përshëndesin iniciativën e qytetarëve për

Këshilltarët e VLEN-it në Komunën e Butelit kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për moszbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, pas

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.