Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shasivari-Gyrlek: Drejtësia forcon partneritetin mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë
Maqedoni

Shasivari-Gyrlek: Drejtësia forcon partneritetin mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

October 8, 2026

AA

Forcimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe thellimi i partneritetit institucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë ishin në fokus të takimit bilateral të Ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, me Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë, Akın Gyrlek, i cili është nikoqir i Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll.

Në takim u shkëmbyen mendime për sfidat aktuale në drejtësi, proceset reformuese dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive.

Në qendër të bisedimeve ishin sundimi i ligjit, dialogu institucional dhe shkëmbimi i përvojave e praktikave të mira, si bazë për sisteme më efikase dhe më të besueshme të drejtësisë.
Ministri Shasivari theksoi rëndësinë e marrëdhënieve partnere me Republikën e Turqisë dhe gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht përmes shkëmbimit institucional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në drejtësi.

Takimi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së ministrit Shasivari në Samitin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll, i cili mbledh ministra të drejtësisë dhe përfaqësues të lartë nga shtete të ndryshme, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e drejtësisë.(INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

LAJM I KEQ: Shtrenjtohen produktet e importuara në Kosovë

November 25, 2026
Maqedoni

Nisën debatet për Kodin e ri Penal, në fokus keqpërdorimi

November 25, 2026
Maqedoni

Mustafa Dauti: Dogana parandalon kontrabandën e një milion cigareve në

November 25, 2026
Maqedoni

Gjysmë miliardi euro në duart e 10 firmave: Kush janë

November 25, 2026
Maqedoni

Gjysmë miliardi euro në duart e 10 firmave: Kush janë

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5254
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15647
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Nisën debatet për Kodin e ri Penal, në

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka bërë të ditur nisjen e debateve publike dhe profesionale për hartimin e Kodit të

Maqedoni

Mustafa Dauti: Dogana parandalon kontrabandën e një milion

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, njoftoi se zyrtarët doganorë kanë parandaluar një tentativë të

Maqedoni

Gjysmë miliardi euro në duart e 10 firmave:

Vetëm dhjetë kompani ndërtimore kanë përthithur rreth gjysmë miliardi euro, ose gati një të tretën e fondeve publike për ndërtime

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.