Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Zbulohet patrulla policore me përbërje të përzier etnike që quhej “Jugosllavia”, kush ishin dhe çka do të ndodhë me ta?
Maqedoni

Zbulohet patrulla policore me përbërje të përzier etnike që quhej “Jugosllavia”, kush ishin dhe çka do të ndodhë me ta?

October 10, 2026

AA

Gjatë ditës së djeshme, në opinion u publikuan informacione për një rast të lidhur me dhunën e dyshuar policore ndaj dy të rinjve, të moshës 21 dhe 23 vjeç, gjatë një ndërhyrjeje policore që ndodhi më 7 tetor në Shkup.

Sipas pretendimeve të të rinjve, zyrtarët policorë kanë përdorur forcë të tepruar fizike, ndërsa keqtrajtimi dyshohet se ka vazhduar edhe pasi ata ishin vënë nën kontroll, me duart e lidhura dhe të shtrirë në tokë. Ata pretendojnë gjithashtu se policët kanë përdorur armë zjarri, kanë qëlluar drejt automjetit të tyre dhe ua kanë dëmtuar gomat, përcjell TV21.

Rasti shkaktoi reagime edhe në skenën politike. Nga BDI-ja kërkuan zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë së mundshme të zyrtarëve policorë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ministri ka urdhëruar Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale që të shqyrtojë të gjitha rrethanat që lidhen me ndërhyrjen.

Në redaksinë e TV21 kanë mbërritur edhe informacione shtesë, ende jozyrtare, lidhur me prapavijën e këtij rasti.

Sipas këtyre informacioneve, ndërhyrja policore dyshohet se lidhej me një denoncim të mëparshëm për transport të mundshëm të lëndëve narkotike nga Tetova drejt Shkupit.

Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se patrulla policore që mori pjesë në ndërhyrje, jozyrtarisht njihej me emrin „Jugosllavia“, për shkak të përbërjes së saj të përzier etnike.

Sipas të njëjtave informacione, në patrullë dyshohet se kishte zyrtarë policorë me përkatësi etnike maqedonase, shqiptare dhe boshnjake.

Për më tepër, në TV21 kanë mbërritur informacione se pritet të sanksionohen të gjithë zyrtarët policorë që morën pjesë në ndërhyrjen e kontestuar.

Hetimi vazhdon, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme priten informacione shtesë për gjendjen faktike të konstatuar dhe masat e mundshme ndaj zyrtarëve policorë të përfshirë në rast./TV21

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria për shtatë

November 24, 2026
Kosovë

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin

November 24, 2026
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5250
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15636
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, gjatë seancës së komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka

Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.