Hapet thirrja e re IPA III Maqedoni e Veriut – Shqipëri
Komisioni Evropian e publikoi Thirrjen e dytë për dorëzimin e propozim-projekteve në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar IPA III Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2021–2027, të titulluar “Program për bashkëpunim ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëria për vitin 2024”, kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes lokale.
Thirrja synon të inkurajojë organizatat nga të dy vendet të zhvillojnë dhe zbatojnë projekte të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit ndërkufitar.
“Organizatat e interesuara ftohen të fillojnë me kohë me përgatitjen e propozim-projekteve të tyre, si dhe vendosjen e kontakteve dhe koordinimin me partnerët e mundshëm ndërkufitarë. Planifikimi i hershëm dhe bashkëpunimi efektiv ndërmjet partnerëve janë parakushte të rëndësishme për përgatitjen e propozim-projekteve cilësore dhe të qëndrueshme”, thuhet në kumtesën.
“Ministria e Vetëqeverisjes lokale është organi Kombëtar për Programin për bashkëpunim ndërkufitar IPA III Maqedonia e Veriut – Shqipëria 2021 – 2027, me një alokim prej 3.430.000 euro, dhe përshëndet shpalljen e thirrjes së re. Shpreh mirënjohje për Bashkimin Evropian dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e suksesshëm deri më tani. Ministria do të vazhdojë të punojë për forcimin e mundësive për zhvillim lokal dhe rajonal, si dhe për rritjen e numrit të projekteve që do të realizohen në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar”, theksohet në kumtesën e ministrisë.
Afati i fundit për dorëzimin e Koncept-notave është 15 janar 2027. Bëhet fjalë për një thirrje të kufizuar, në fazën e parë të së cilës aplikantët duhet të dorëzojnë Koncept-notën (Aneksi A.1 – Formulari i aplikimit për grant: Koncept-nota)