Mbi 20 kamera do të vendosen në pikat kritke në Shkup për përballje me vandalizmin
Më shumë se 200 kamera janë planifikuar të vendosen në pika kritike në Shkup, në vende ku krijohen deponi të egra dhe në parqe që janë shënjestër e vandalizmit, paralajmëroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Për vendosjen e tyre, siç tha, pritet miratim përfundimtar nga Agjencia për Mbrojtje të të Dhënave Personale.
“Tani e presim miratimin final nga Agjencia për Mbrojtje të të Dhënave Personale. Më shumë se 200 kamera do të vendosim në pika kritike në Qytetin e Shkupit. Do të përfshihen vende ku krijohen deponi dhe parqe që vazhdimisht janë nën goditje”, tha Gjorgjievski.
Si shembull e theksoi shatërvanin e rindërtuar “Lotos” në Parkun e Qytetit dhe dëmtimin e pajisjes urbane me grafite.
“E rindërtuam pas kaq shumë viteve, duket shumë bukur dhe kjo është një nga karakteristikat e Qytetit të Shkupit. Pasi e riparuam, tre herë deri më tani me grafite i vizatojnë stolat, të cilat vazhdimisht i ngjyrosim përmes ndërmarrjes sonë”, tha Gjorgjievski.
Sipas tij, krahas ndërmarrjes së masave, është e domosdoshme të punohen edhe në ngritjen e ndërgjegjës së qytetarëve për ruatjen e hapësirës publike.
“Qyteti i Shkupit nuk është i Orces, as i ndonjë partie politike. Qyteti është i të gjithë shkupjanëve dhe siç e ruajmë shtëpinë tonë, ashtu duhet ta ruajmë edhe qytetin”, theksoi Gjorgjievski
Ai me këtë rast njoftoi se në Butel në fazë përfundimtare është ndërtimi i parkut në sipërfaqe prej 86.000 metra katror, në hapësirë ku është më parë kanë qenë dy deponi, ndërsa tregoi edhe për parkun me sipërfaqe prej mbi 70.000 metra katror.
Paralajmëroi edhe rregullimin e hapësirës në Aerodrom prej rreth 100.000 metra katror me qëllim që ai të vendoset në funksion deri në fund të vitit të ardhshëm.
Lidhur me deponinë në Vardarishte, Gjorgjievski tha se bëhet fjalë për sipërfaqe më të madhe se 600.000 metra katror, ku sipas tij, ka përfunduar njëra fazë e punëve
“Besoj se në pranverë do të fillojmë një procedurë për rregullimin e asaj hapësire, në mënyrë që atje të mund të lindë një park i ri i këtyre përmasave për Qytetin e Shkupit”, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski.