Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Gashi – Plenkoviq: U konfirmuan marrëdhëniet e afërta dhe miqësore me Kroacinë
Maqedoni

Gashi – Plenkoviq: U konfirmuan marrëdhëniet e afërta dhe miqësore me Kroacinë

November 25, 2026

AA

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i shoqëruar nga kryetarja e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, Bllagica Llasovska, dhe anëtarët e Grupit, Dimitar Kovaçevski, Kaltrina Beqiri dhe Sali Murati, u takua me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Shërbimi për informim i Kuvendit njoftoi se takimi u vlerësua si konfirmim i marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore midis dy vendeve, me ç’rast u theksua se Republika e Kroacisë është partner i rëndësishëm me të cilin ndahen vlerat dhe angazhimet e përbashkëta evropiane për të ardhmen evropiane të rajonit.

Kryetari Gashi informoi se Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë për bashkëpunim strategjik u shqyrtua dhe u miratua nga Komisioni për Politikë të Jashtme më 10 nëntor, ndërsa tashmë është paraparë në rendin e ditës të seancës plenare të caktuar më 1 dhjetor, kur pritet edhe miratimi i tij.

“Në këtë kontekst, u vlerësua se Marrëveshja është bazë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e partneritetit midis dy vendeve, duke vendosur forma konkrete të bashkëpunimit në fushat e transportit, energjetikës, ekonomisë, digjitalizimit, shëndetësisë, arsimit dhe sigurisë. Gjithashtu, u theksua se Marrëveshja hap mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, me rëndësi të veçantë që i jepet shfrytëzimit të përvojës kroate në fushën e integrimit evropian dhe reformave institucionale, si dhe mundësive për avancimin e bashkëpunimit ekonomik”, informon shërbimi për informim i Qeverisë.

Kryetari Gashi shprehu mirënjohje “për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Republikës së Kroacisë për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“U theksua se përvoja kroate në zbatimin e reformave dhe në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian është burim i rëndësishëm i njohurive dhe përvojave, me rëndësi të veçantë për përparimin e mëtejshëm të vendit në integrimin evropian. Bashkëbiseduesit i përshëndetën edhe aktivitetet e dy ambasadave që synojnë avancimin e bashkëpunimit dypalësh, përkatësisht Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb, të udhëhequr nga ambasadori Dragan Gjurçevski, dhe Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Shkup, të udhëhequr nga ambasadorja Nives Tiganj. Të dy ambasadorët ishin të pranishëm vazhdimisht gjatë vizitës zyrtare”, theksohet në kumtesë.

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Gashi – Plenkoviq: U konfirmuan marrëdhëniet e afërta dhe miqësore

November 25, 2026
Kosovë

Ish-deputetë dhe mbështetës të VV-së: Kush janë 5 ambasadorët e

November 25, 2026
Kosovë

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja në cilin vend

November 25, 2026
Maqedoni

VMRO-DPMNE: 663 milionë euro për investime kapitale në vitin 2027

November 25, 2026
Maqedoni

Gjorgjievski për rrugën në “Momin Potok”: Jemi gati se në

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5252
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15641
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

VMRO-DPMNE: 663 milionë euro për investime kapitale në

Nga VMRO-DPMNE thonë se janë siguruar 663 milionë euro për investime kapitale, rrugë dhe hekurudha. “Për investime kapitale janë planifikuar

Maqedoni

Gjorgjievski për rrugën në “Momin Potok”: Jemi gati

Ndërtimi i mbikalimit rrugor në Momin Potok është drejt përfundimit, njoftoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili

Maqedoni

„Pyjet Kombëtare“ shpall konkurs për 27 punësime të

Ndërmarrja publike „Pyjet Kombëtare“ (Nacionalni shumi), përmes Agjencisë për Administratë, ka shpallur konkurs publik për punësimin e 27 nëpunësve publikë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.