Agim Ademi: Kosova favorite në grupin e Ligës së Kombeve
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se Kosova është kombëtarja favorite në grupin e Ligës së Kombeve që nis në muajin shtator. Rivalët e “Dardanëve” janë Qipro, Lituania dhe Rumania, por Ademi ka thënë se përgatitjet e duhura dhe forma e mirë e lojtarëve të Kosovës nëpër klubet e tyre tregojnë se Kosova është një hapa para rivalëve të grupit. Ademi tha se zhvillimi i futbollit në Kosovë është në rrugën e duhur dhe premton se brenda dy viteve këtij sporti nuk do t’i mungojë asgjë, e as infrastruktura.
“Nëse i shohim përgatitjet e tashme dhe formën e futbollistëve tanë, me trajnerin e ri Foda, me prurjet e reja sigurisht që jemi më të fortë dhe do të jemi më të fortë. Synimi ynë është, prapë se prapë tashmë nuk mund të flasim për zhvillim dhe nuk ka duhet zhvillim për ekipin kombëtar sepse dihet çfarë lojtarë kemi, ku luajnë në cilat liga dhe mendoj që tani ne na duhet kualifikimi dhe gjithmonë synim e kemi kualifikimin dhe sigurisht që do të shkojmë prapë për kualifikim sepse mendoj që edhe në këtë grup që e kemi prapë e mendoj unë dhe janë të gjitha analizat që ne jemi ekipi favorit”, tha Agim Ademi, Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.