Xhud Bellingham një muaj jashtë fushës
Një ditë para se Real Madrid të bëjë debutimin në “Santiago Bernabeu” për këtë sezon, vjen një lajm i keq. Madrilenët do të jenë pa Xhud Bellingham, i cili është dëmtuar dhe do të qëndrojë një muaj jashtë fushave. Mesfushori anglez pësoi një goditje në këmbën e djathtë në stërvitje dhe do të humbasë rreth 5 ndeshje të madrilenëve. Ky është dëmtimi i dytë për Realin, pas atij të Camavinga-s. 21-vjeçari Bellingham do të mungojë gjithashtu edhe në dy ndeshjet e Anglisë në Ligën e Kombeve. Kështu, Reali do të jetë pa njërën pjesë të treshes BMV, Bellingham – Mbappe – Vinicius në ndeshjen e dytë të kampionatit.