AA
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se sot në Hagë, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, u dëshmua edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet.
Ahmeti ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike.
Postimi i Ahmetit në rrjetin social facebook:
“Protestë për drejtësi në Hagë! Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia. Sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet! Lavdi UÇK-së dhe luftëtarëve të saj!”, ka shkruar Ahmeti.
Suksesi i policisë së Maqedonisë së Veriut mori mirënjohje edhe nga FBI-ja – e cila publikisht përshëndeti aksionin e përbashkët
Nga marsi i vitit 2027, Shkupi dhe Dubai do të lidhen me fluturime të drejtpërdrejta, tri herë në javë, përmes
Mbi 1.800 asistentë arsimorë janë angazhuar në arsimin fillor dhe të mesëm këtë vit shkollor, që është një numër rekord