AA
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të qëndrojë sot për vizitë në zyrat e organizatës së veteranëve të OVL UÇK.
Burimet e gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani bëjnë me dije se nga ora 13:00, ai do të pritet në zyrat e kësaj organizate.
Në protestën e zhvilluar në Tiranë më 18 tetor në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Ahmeti pati deklaruar për Klan Kosova se do të shqyrtohet mundësia e organizimit të një proteste të ngjashme edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Ende nuk dihet nëse kjo do të jetë temë e diskutimit në takimin mes tij dhe përfaqësuesve të organizatës së veteranëve, njofton Klankosova.tv.
VLEN ka reaguar ndaj BDI-së, duke deklaruar se drejtuesit e saj duhet të japin llogari për humbjet në zgjedhjet lokale
Në 24 orët e fundit (deri në orën 7:30 të mëngjesit), janë regjistruar gjithsej 35 zjarre në ambiente të hapura,
Me mbajtjen e seancës së sotme të Punës të Këshillit të Ambasadorëve, ku do të drejtohet presidenti i Kuvendit, Afrim