AA
Tetë persona që dyshohet se i përkasin një grupi kriminal shqiptar që vepron në Belgjikë janë arrestuar si pjesë e një atentati të mundshëm për të vrarë kryeprokurorin e Brukselit, Zhulien Moinil. Lajmi është bërë i ditur nga mediat belge, të cilat raportuan gjithashtu se që në orët e para të mëngjesit policia ka kryer 18 kontrolle në shtëpi në Bruksel dhe Leuven.
“Të dyshuarit kryesorë duket se kanë një precedent penal të lidhur me trafikun e organizuar të drogës dhe mund të jenë aktivë brenda mafies kriminale shqiptare”, tha të martën departamenti i prokurorit të shtetit belg.
Të arrestuarit po merren në pyetje nga hetuesit dhe më pas do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse ata do të mbahen në paraburgim apo do të hetohen të lirë. Hetimet për këtë rast nisën që në korrik, kur policia mori informacion për një komplot të mundshëm për të kryer atentat ndaj prokurorit Moinil. Për shkak të seriozitetit të çështjes, niveli i kërcënimit ndaj tij u ngrit menjëherë në nivelin 4, shkalla më e lartë e rrezikut, ndërsa u vendosën masa të shtuara sigurie. Julien Moinil nuk është hera e parë që ai përballet me kërcënime serioze.
Ai është vënë disa herë nën mbrojtje për shkak të çështjeve të rrezikshme që ka trajtuar, përfshirë një skemë mashtrimi me makina, ku sipas mediave belge, brenda mjedisit shqiptar kishte plane për ta vrarë dhe për kokën e tij ishte vendosur një shumë prej një milion eurosh.
Koalicioni VLEN ka akuzuar BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti, për dështimin e realizimit të projektit të kanalizimit në
Më 25.06.2026 në ora 12:00 në Departamentin Policor të Tearcës është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në një arë
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se zgjidhja e re ligjore për përfaqësim të drejtë është plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe