Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?
Maqedoni

Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

July 18, 2025

AA

Një operacion i përbashkët ndërmjet Prokurorisë Speciale, Agjencisë për Inteligjencë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës ka rezultuar me arrestimin e zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq.

Ai është arrestuar nën dyshimet për spiunazh, pasi dyshohet se ka transferuar informacione dhe sekrete shtetërore tek agjencitë serbe, transmeton Telegrafi.

Jevtiq është ndaluar për 48 orë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur armë, para të gatshme dhe disa dokumente të dyshimta.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale siç janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, usb, një armë e shkurtër, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë dinarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore”, njoftoi Prokuroria Speciale.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar “ Dheu i Bardhë”.

Pas arrestimit të Jevtiq, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,theksoi se po çmontohen me sukses rrjetet e spiunazhit në Kosovë

“Pas një hetimi të gjatë nga institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, sot është arrestuar zyrtari policor Bojan Jevtiq, nën dyshimin për veprimtari të kundërligjshme të spiunazhit për llogari të strukturave të sigurisë së Serbisë. Ky është i arrestuari i gjashtë me radhë për rastet e spiunazhit në Kosovë. Njëri nga të dyshuarit tashmë e ka pranuar fajësinë, duke konfirmuar seriozitetin, profesionalizmin e institucioneve si dhe përfshirjen e Serbisë në përpjekjet destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës”, ka pohuar Sveçla.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, e ka quajtur sukses arrestimin e Bojan Jevtiqit, zyrtarit policor, i dyshuar për spiunazh për llogari të BIA-s serbe.

“Arrestimi i Bojan Jevtiqit, zyrtar i Policisë së Kosovës, nën dyshimet për spiunazh për llogari të BIA-s serbe, është një nga rastet më serioze por edhe më të suksesshme në fushën e kundërzbulimit. Hetimet disa mujore nga AKI, prokuroria speciale tregojnë përkushtim dhe koordinim për të goditur rrjete të fshehta me prani në institucionet tona të sigurisë”, tha ai përmes një postimi në Facebook.

Po ashtu, ai ka treguar se “Në posedim të Jevtiqit u gjetën edhe dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia, por jo Kosova”.

Kujtojmë se edhe kohë më parë janë arrestuar persona të dyshuar pë spiunazh. I fundit që u arrestua për këtë vepër është Hysri Selimi. /Telegrafi/

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

“Kom me të myt”: Paraburgim për burrin që dyshohet se

November 24, 2026
Kosovë

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon

November 24, 2026
Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik të shkollave

November 24, 2026
Maqedoni

Taravari: Nuk kam kundërkandidat për kreun e ASH-së, nëse unë

November 24, 2026
Kosovë

Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5245
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15617
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik

Me një program festiv të përgatitur nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Çairit, sonte në Teatrin Shqiptar në

Maqedoni

Taravari: Nuk kam kundërkandidat për kreun e ASH-së,

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk e mohon se e ka menduar largimin e tij nga posti

Maqedoni

Të enjten reshje të dendura shiu, fundjava me

Moti gjatë ditëve të ardhshme do të karakterizohet me temperatura të ulëta, ndërsa mëngjeset e së martës dhe të së

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.