Arrestohet 51 vjeçari, u përpoq të fshihte vdekjen e gruas me të cilën bashkëjetonte
Ministria e Punëve të Brendshme ka privuar nga liria një burrë nga rrethina e Shkupit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje”. MPB ka S.G. 51 vjecar dyshohet se ka vrarë 48-vjeçarin me inicialet Zh.G. Sic thonë nga MPB, i dyshuari fillimisht e ka denoncuar në polici zhdukjen e viktimës, i cili më pas e ka gjetur pa shenja jete në rrethinë të Shkupit.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 26.06.2026, S.G kishte njoftuar në stacionin policor se nga shtëpia ishte larguar Zh.G, me të cilin jetonte në shtëpinë e njejtë, ndërsa më 27.06.2026 kishte njoftuar se e kishte gjetur pa shenja jete, në afërsi të fshatit Letevc, rrethina e Shkupit”.
MPB bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur nënpunës policor dhe prokuroi publik, ku sipas tyre trupi i cili ishte në fazë dekompozimi me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Më të dyshuarin është zhvilluar bisedë zyrtare, ku pas tij në lidhje me rastin janë privuar nga liria edhe tre persona të tjerë.
Zebushe Ramadani /SHENJA/