AA
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me një mesazh të veçantë në Facebook, duke vlerësuar interpretimin emocional të muzikës shqiptare nga artistja britanike Sara Payman.
Në postimin e tij, Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me emocionet e muzikës shqipe që buron nga britanikja Sara Payman, e cila i këndon këngët si të ishin të gjakut të saj, duke na kujtuar se shqiptar bëhesh edhe me zemër përmes dashurisë për këtë vend, siç Sara ka zgjedhur Shqipërinë, ju uroj një të shtunë të bukur 🫶🏻”
Sara Payman ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar kohët e fundit me interpretimet e saj të ndjera të këngëve tradicionale shqiptare, duke dëshmuar dashurinë e saj për kulturën dhe muzikën vendase.
Postimi i Kryeministrit shpreh jo vetëm mirënjohje për artisten, por edhe një reflektim për identitetin dhe përkatësinë shpirtërore që shpesh shkon përtej gjakut apo origjinës./Top-Channel
Pesë vende të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga Komisioni Evropian që të rishqyrtojë mënyrën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit
Qyteti i Shkupit pritet që së shpejti të furnizojë 100 autobusët e premtuar ekologjik. Kryetari i Qytetit, Orce Gjorgjievski tha
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në emisionin e sotëm IMPAKT në TV Shenja ka premtuar se do të