AA
Kandidati për kryetarit të Komunës së Strugës nga radhët e AKI-së, Arsim Dalipi sot deklaroi se do të vazhdojë të garojë edhe në rrethin e dytë në zgjedhjet lokale.
Ai tha se në zgjedhjet lokale u dëshmua se AKI është forcë e parë politike në Komunën e Strugës.
“Rezultatet dëshmojnë qartë se AKI është forca e parë politike në Komunën e Strugës me 8 këshilltarë. Kjo fitore në këshillin komunal dhe përkrahjen për kandidaturën time, na obligon më shumë që të vazhdojmë përpara”, tha Dalipi.
Ai tha se kundër kandidati i tij nuk e pranoj sfidën për tërheqje e nëse humb zgjedhjet.
“Pasi kundër kandidati im pati frikën të pranojë sfidën për të cilën kishte afat ta pranoj deri në heshtjen zgjedhore dhe e theksoj se ajo ishte sfidë dhe jo premtim për t’u tërhequr nga gara. Por ai nuk e pranoj sfidën dhe tani përpiqet ta manipulojë masën. Sot ju them qartë se Arsim Dalipi nuk ka arsye për t’u tërhequr nga gara, përkundrazi kam çdo arsye për të vazhduar edhe më tej”, tha Dalipi.
Ai tha se do ta vazhdojë betejën për Komunën e Strugës.
Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë