AA
Pesë ankesa janë bëra në KSHZ për procesin e votimit në Komunën e Çashkës. Prej tyre katër janë dorëzuar nga VMRO-DPMNE: dy në Jabollçishtë të Epërme dhe një në Jabollçishtë të Poshtme; një ankesë në fshatin Mellnicë, ku për të njëjtën është ankuar edhe LSDM. Ankesat në procesion e votimit janë për pajisjen biometrike, edhe pse secili votues ka qenë në listë e printuar të votimit.
Kandidati i AKI-së Suat Shaqiri, i cili ka fituar garën që në rrethin e parë, ka shumë dyshime që këto ankesa janë bërë në baza etnike. Shaqiri tha për TV21 se gjatë procesit të votimit nuk ka pasur asnjë ankesë nga anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore e as nga vëzhguesit e OSBE-ODHR. Shtoi se qytetarët kanë votuar 6 këshilltarë shqiptarë nga 11 sosh.
“Sigurisht që po pasi doli e vërteta në sipërfaqe, për çudi në të gjitha vendbanimet tjera ku gravitojnë maqedonasit qenkan të pa kontestuar, qenkan gjithçka në rregull dhe vetëm vendbanimet shqiptare u paskan manipuluar zgjedhjet! Kjo është një gënjeshtër e kulluar, një rreng institucional, prandaj i bëj thirrje organeve kompetente, institucionet më të larta dhe përfaqësuesit politik, te anëtarët e KSHZ që kjo punë të trajtohet profesionalisht dhe pa anime si rast i veçantë i vëzhgimit të situatës”, tha Shaqiri.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot pa detaje rreth kësaj. Mbledhje kanë nesër, ku do të diskutohet edhe Çashka, ndërsa për sot thanë se deri në orën 15:00 të janë parashtruar 17 ankesa për procedurën e votimit të 19 tetorit dhe 28 ankesa për vërtetimin e rezultateve në disa komuna.
“Deri te KSHZ janë dorëzuar gjithsej 17 Kundërshtime për procedurën e votimit për vendvotime në Komunat e Dollnenit, Butelit, Vinicës, Çashkës, Krivogashtani dhe Bogdanci. Deri sa për procedurën për përmbledhjen dhe vërtetimin e rezultateve deri tani janë dorëzuar 28 Kundërshtime për komunat Shuto Orizare, Bosillovë, Prilep, Gazi Babë, Çashkë, Aerodrom, Dollneni, Haraçinë, Butel, Gostivar, Krivogashtani, dhe Bogadanci”, deklaroi Abdush Demiri, nënkryetar i KShZ-së.
Afati për parashtrimin e ankesave nga partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur skadon deri sonte në ora 22:00. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet që të enjten të mbaj seancën për shqyrtimin e Kundërshtimeve, vendimet të cilat nesër do të bëhen të ditura edhe për opinioni.
Ndryshimet ligjore për shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike, së bashku me propozim-ligjin për ndryshime në Ligjin për deputetët —
Presidenti zviceran Guy Parmelin sot, më 29 prill, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në vend. Me këtë rast, në
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të