AA
Interi pritet t’i shes disa lojatër gjatë afatit veror të transferimeve.
Një nga kandidatët kryesorë për t’u larguar nga zikaltrit, tani mbetet Kristjan Asllani.
Mesfushori shqiptar i Kombëtares kuqezi nuk është pjesë e planeve teknike të klubit, por e ardhmja e tij është ende në ajër.
Nuk ka mungesë klubesh të interesuara, por ende nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete në selinë e Interit. Për momentin.
Por, sipas thashethemeve të fundit për transferimet, Fiorentina është klubi i parë i gatshëm të thyejë bllokatën dhe të bëjë një ofertë konkrete në zyrat e Marottës dhe Ausilios për mesfushorin shqiptar të lindur në vitin 2002, i vlerësuar nga Interi në 18-20 milionë euro.
Ky veprim mund t’i detyrojë klube të tjera të interesuara, si Bologna, të bëjnë lëvizjet e tyre, ndërsa oferta e Betis u refuzua nga lojtari.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, duke folur për kërkesën e LSDM-së për referendum në lidhje me procesin
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, para fillimit të samitit të Procesit të Bashkëpunimit
Propozimligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i miratuar në Qeveri dhe i vendosur sot para deputetëve vazhdon të përplasë