Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Aziri: Ligji nuk përmban asnjë nen që rregullon përfaqësimin e drejtë
Maqedoni

Aziri: Ligji nuk përmban asnjë nen që rregullon përfaqësimin e drejtë

July 2, 2026

AA

Ligji  për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili ka ngjallur shumë debat në opinion, ku opozita e kritikon, e pushteti e lavdëron, nuk ka kaluar pa u diskutua edhe në emisionin “IMPAKT” në Televizionin Shenja, ku i ftuar ka qenë deputeti i Lidhjes Shqiptare, Elmi Aziri. Ai ka kritikuar ashpër propozim-ligjin e Qeverisë, duke vlerësuar se ai nuk i plotëson kriteret themelore të një ligji dhe nuk ofron zgjidhje konkrete për çështjen e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë.

Aziri deklaroi se dokumenti i propozuar nga Qeveria “nuk është ligj, por një pamflet”, duke shtuar se ai paraqet vetëm një shprehje të vullnetit politik për t’i krijuar opinionit përshtypjen se po ndërmerren hapa për rregullimin e Përfaqësimit të Drejtë.

ELMI AZIRI, DEPUTET I LIDHJES SHQIPTARE

“Kemi një ndeshje, kemi një konflikt mes asaj që thuhet publikisht dhe realisht rreth asaj që është e shkruar në ligj. Publikisht thuhet se me ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të rregullohet çështja që nuk është rregulluar 20 vjet për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, që i referohet sigurisht komuniteteve jo shumicë. Por, ligji brenda nuk përmban asnjë nen që i referohet kësaj çështje, nuk përmban asnjë mekanizëm zbatues që i referohet kësaj çështje, nuk përmban as instrumente të kontrollit për këtë çështje dhe nuk përmban as masa ndëshkuese dhe as sanksione që do të aplikoheshin në rast se nuk përfillet, nuk zbatohet ligji si i tillë”.

Ai më tej shtoi se, në kërkesën drejtuar Komisionit është theksuar se ligji nuk duhet të përmbajë kuota etnike, por duhet të mbështetet në parimet e meritokracisë dhe profesionalizmit.

Ndërkaq, sa i përket ligjit për ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor, i cili po ashtu bëri bujë në opinion, ku opozita e kundërshton,  deputeti  Aziri deklaroi se partia e tij do të insistojë që në ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor të përfshihet votimi elektronik i diasporës në të gjitha proceset zgjedhore, përfshirë edhe zgjedhjet lokale.

ELMI AZIRI, DEPUTET I LIDHJES SHQIPTARE

“Ka një rezistencë sa i takon votimit të diasporës në formë elektronike edhe për zgjedhjet lokale. Ekziston ujdia që të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, megjithatë propozimi dhe insistimi ynë është që të votojnë në formë elektronike edhe në zgjedhjet lokale, sepse ato kanë investime këtu. Nuk ka argumentime, nuk ka shpjegime në kuadër të komitetit, komisionit që po bëjmë diskutime, po ne si parti politike do t’i shfrytëzojmë mundësitë e tona që i jep rregullorja e kuvendit dhe nëse është e nevojshme të bllokojmë edhe këtë ligj nëse nuk përfillet e drejta e mërgatës për të votuar edhe në zgjedhjet lokale”.

Me këtë propozim të partisë,  Aziri e cilëson  këtë si një të drejtë kushtetuese të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Megjithatë, propozimet e kësaj partie nuk janë pranuar në grupin e punës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill

November 23, 2026
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin vetëm 80

November 23, 2026
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima Mundi” kërkon

November 23, 2026
Maqedoni

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari

November 23, 2026
Maqedoni

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15610
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028, ndërsa mandati im si kryeministër përfundon pas pak

Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin

Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare të Tabanocit, pasi kishte drejtuar automjetin me shpejtësi 158 kilometra në orë,

Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Agjencia

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.