Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Qytetarët skeptik për ndalimin e përdorimit të trotineteve nga fëmijët
Maqedoni

Qytetarët skeptik për ndalimin e përdorimit të trotineteve nga fëmijët

July 2, 2026

AA

“Ligji i ri për trotinetët elektrikë ka sjellë ndryshime të rëndësishme. Nga tani, personat nën moshën 18-vjeçare nuk do të lejohet t’i ngasin ato. Por si e presin qytetarët këtë vendim”.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme për këtë masë. Disa e konsiderojnë të domosdoshme për mbrojtjen e të rinjve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik, ndërsa të tjerë mendojnë se nevojiten edhe masa të tjera, ndërsa një pjesë e tyre mendojnë se nuk do të ketë dobi prej këtij ligji dhe se kanë dilemat se të rinjtë nuk do ta respektojnë atë.

Qytetar

“Besoj që po, se nuk janë në atë moshë që duhen me dalë për të vozitur dhe gjithë ato ndeshje që janë bërë ato fatkeqësitë, bëhen prej  atyre që janë nën moshën ndër 18 vjeç. Po, po dakord jemi, ndër 18 vjet, gjithë ata aksidente që bëhen në këtë komunë janë të gjithë 12 vjeç, 13, 14 deri në atë moshë. Pastaj mbi 18 vjeç është një pjekuri dhe besoj që ata vozisin pak më me kujdes a këto që janë ndër 18 vjeç, siç edhe i shohim dalin edhe nëpër rrugën kryesore. Po besoj. Po nëqoftëse ka gjobë atëherë patjetër që do ta zbatojnë, gjobë për prindërit dhe atëherë besoj që do ketë parandalim”.

Qytetar

“Po po sigurisht, besoj që po. Po pikë së pari duhen mu rregullu rrugët për trotinet pamarëparasysh, po pastaj për fëmijët kuptohet që nuk është në rregull, por mas pari nuk duhet të ketë mu vozit trotineta apo motora pa marrë parasysh se çka, megjithatë nuk janë të plotësume kushtet e rrugëve tani merremi me disa gjëra siç e shihni vet. Zbesoj, këtu, asnjëher”.

Qytetar

“Po patjetër, është shumë normale. Nuk besoj. Shpresoj mu bo qajo, por me këtë popull…”.

Qytetar

“Po është mirë t’i ndalojnë ndër 18 vjeç, se nuk e dinë ligjin, nuk i dinë të drejtat e komunikacionit. Sigurisht që po. Varet ligji si funksionon. Po normal, nuk kanë ato ndonjë shpejtësi të madhe por duhet ligji të funksionojë duhet ti ndalojë ato rreptësisht, se ka shumë ndeshje në komunikacion”.

Qytetar

“Jo be ç’farë, këtu te ne a. Ndoshta nuk e di. Ndoshta, ndoshta nëse merren ndonjë masë tjetër ndoshta, këta që meren, institucionet me këtë problem që meren ndoshta”.

Qytetar

“Assesi. Po duhet mu zbatu se shumë po bëhen probleme në komunikacion, po mendoj që duhen mi tërhjek krejt ato, ja për shembull Kosova a Shqipëria i ka heqë, pse edhe këtu mos me i hjekë. Po sigurisht nëse e vendosin në parlament pse jo”.

Ndërkohë zbatimi i ligjit të ri për trotinetët elektrikë pritet të sjellë ndryshime të dukshme në komunikacion, sidomos në rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik. Megjithatë, efektet e tij reale pritet të shihen në periudhën në vijim, kur të fillojë edhe zbatimi më i rreptë në terren nga institucionet kompetente.

Anida Murati /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin vetëm 80

November 23, 2026
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima Mundi” kërkon

November 23, 2026
Maqedoni

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari

November 23, 2026
Maqedoni

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

November 23, 2026
Maqedoni

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri,

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15609
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin

Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare të Tabanocit, pasi kishte drejtuar automjetin me shpejtësi 158 kilometra në orë,

Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Agjencia

Maqedoni

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në

Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin për transformimin e sistemit të drejtësisë. Kodi i ri Penal dhe

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.