Barcelona gati të arrijë marrëveshje me klubin portugez për Vitor Roke
Barcelona është në rrugë të mirë për të marrë një lehtësim të madh buxhetor, duke parandaluar pakënaqësinë në dhomën e zhveshjes, por edhe duke pësuar një humbje financiare pasi negociatat për kalimin e Vitor Rok-s në Sporting, hyjnë në fazën përfundimtare.
Pritshmëritë janë që dështimi i madh i transferimit të katalanasve të realizojë një transfertë prej 30 milionë eurosh te skuadra portugeze. Ndërkohë Barcelona pritet të marrë të gjithë shumën përmes shumë bonuseve që janë vënë në kontratën e re mes Sportingut dhe katalonasve.
Roke u promovua te Barcelona si një përforcim i madh pasi realizoi një transferim prej 40 milionë eurosh me Atletiko Paranaense, por 19-vjeçari nuk i përmbushi pritshmëritë. Duke vepruar kështu, ai hyri në konflikt me drejtuesit e skuadrës, duke u shfaqur i pakënaqur me kohën e lojës, kështu që pas vetëm një gjysmë sezoni do të largohet nga klubi i famshëm spanjoll.