Plagosja te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë, kush është autori që qëlloi me armë Lorenc Kostën, ish-komandant i ‘Shqiponjave’
TIRANË- Erjon Goxhara është autori i plagosjes me armë që ndodhi mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Goxhara ka mundur që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që i plagosur Lorenc Kosta është dërguar me urgjencë drejt spitalit ku është duke marrë ndihmën mjekësore. ZËRI mëson se Goxhara më herët ka qenë pjesë e repartit Shqiponja në Policinë e Shtetit, ku ka shërbyer si komandant i repartit.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po mbledh të gjitha provat me qëllim kapjen e autorit. Sipas dëshmive që Zëri ka mundur të sigurojë nga banorët rreth zonës, autori ka qëlluar me breshëri.
Zona në fjalë është mjaft e populluar, dhe ngjarja mund të kishte rezultuar fatale dhe për kalimtarë të shumë që kanë qenë duke kaluar pranë skenës së krimit./ZËRI