AA
Izraeli ka shkatërruar më shumë se 1500 ndërtesa në zonat e Gazës që kanë mbetur nën kontrollin e tij që nga fillimi i armëpushimit me Hamasin më 10 tetor.
Fotot më të reja – më e fundit e marrë më 8 nëntor – tregojnë se lagje të tëra të kontrolluara nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) janë rrafshuar brenda më pak se një muaji, me shumë gjasë përmes demolimeve të qëllimshme.
Numri real i ndërtesave të shkatërruara mund të jetë edhe më i madh, pasi për disa zona mungojnë imazhet satelitore që BBC Verify mund të analizonte.
Disa ekspertë kanë argumentuar se këto demolime mund të shkelin kushtet e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, Egjipti, Katari dhe Turqia.
Megjithatë, një zëdhënës i IDF-së tha për BBC Verify se ushtria po vepron “në përputhje me kornizën e armëpushimit”.
Plani 20-pikësh i paqes për Gazën i presidentit amerikan, Donald Trump, që përbën bazën e armëpushimit, parashikonte që “të gjitha operacionet ushtarake, përfshirë bombardimet ajrore dhe me artileri, do të ndalohen”. Trump ka deklaruar disa herë se “lufta ka mbaruar”.
Ndryshe, Izraeli ka nisur luftën me militantët e Hamasit, pas këta të fundit kryen një sulm terrorist më 7 tetor të vitit 2023. Deri më tani llogaritet të kenë vdekur mbi 60 mijë palestinezë dhe 1200 izraelitë.
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski për mungesë transparence lidhur me projektet për ndërtimin e qendrave të
Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë
Më 27 dhe 28 gusht 2026, deri në orën 07:30, në vend janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambient të hapur.