AA
Një person nga Shkupi është arrestuar pasi gjatë kontrollit personal dhe bastisjes së banesës së tij janë gjetur rreth dy kilogramë marihuanë.
Më 11 nëntor 2025, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti të palejuar me drogë pranë SPB Shkup, pas informacioneve operative të marra paraprakisht, kryen identifikimin dhe kontrollin e personit S.M. nga Shkupi në rrugën “Hristo Tatarçev”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), gjatë kontrollit u gjet marihuanë, një peshore digjitale dhe një shumë e madhe parash. Gjatë kontrollit të automjetit “Volkswagen” me targa të Shkupit, në pronësi të S.M., u gjet gjithashtu një sasi më e madhe marihuane.
Pas një urdhri të marrë paraprakisht, policia kreu edhe bastisje në banesën ku qëndronte S.M., ku në dhomën ndihmëse të bodrumit u gjet një sasi e madhe marihuane dhe dy peshore digjitale.
S.M. është privuar nga liria, është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës, njofton MPB.
https://www.facebook.com/watch/?v=24744762608553949
BDI, Dega në Butel, pretendon se disa nxënës nuk janë pranuar në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko”, me arsyetimin se nuk
Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar për rezultatet e pranimit të nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”, duke
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të 310 nxënësve të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë