AA
Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, në një përpjekje të re për të intensifikuar presionin ekonomik ndaj Kremlinit për shkak të agresionit të vazhdueshëm në Ukrainë.
Lajmi u konfirmua nga shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.
Për herë të parë që nga fillimi i masave ndëshkuese, BE ka vendosur një ulje të çmimit tavan për naftën ruse, duke e zbritur në 47.6 dollarë për fuçi, një përpjekje kjo për të reduktuar më tej të ardhurat ruse nga eksportet energjetike.
Paketa e re përfshin gjithashtu edhe sanksione ndaj 22 bankave ruse, të cilat luajnë rol kyç në financimin e luftës; kufizime ndaj disa bankave kineze, të cilat janë identifikuar si mbështetëse të operacioneve financiare të Rusisë; masa ndëshkuese ndaj rafinerisë së Rosneft-it në Indi, një pikë kyçe për përpunimin e naftës ruse dhe veprime kundër gazsjellësve Nord Stream dhe Nord Stream 2, të cilët mbeten simbole të varësisë energjetike të dikurshme të Evropës ndaj Rusisë
Sipas zyrtarëve të BE-së, paketa e re fokusohet gjithashtu në “mbylljen e skemave të errëta” dhe në ndalimin e bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë që ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet.
“Pa këto rrugë të dyta, ekonomia ruse do të fillojë të mbytet më shpejt,” thuhet në deklaratën zyrtare nga Brukseli.
Ndryshe, paketa e re me sanksione ndaj shtetit rus pritet të hyjë në fuqi brenda javës.
Doganierët në Greqi do të mbajnë grevë më 27 korrik, ndërsa pikat kufitare do të jenë të mbyllura për gjithsej
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se situata e krijuar në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të institucioneve
Të shtunën në mbrëmje është mbajtur ceremonia solemne e hapjes së edicionit të katërt të garave kuranore ndërkombëtare, organizuar nga