AA
Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë tarifash në vlerë prej 21 miliardë eurosh për mallrat amerikane, në rast se nuk arrihet një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
Sipas tij, kjo është një masë e domosdoshme për t’i paraprirë vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar se nga 1 gushti do të vendosë tarifa prej 30% për importet nga Meksika dhe Bashkimi Evropian, pas dështimit të negociatave disajavore me partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së.
Tajani theksoi se, nëse nuk ka përparim në dialog, BE është e gatshme të reagojë edhe me një rund të dytë masash tarifore.
Ai shtoi gjithashtu se, për të ndihmuar ekonominë e Eurozonës, Banka Qendrore Evropiane (BQE) duhet të shqyrtojë mundësinë e një programi të ri për blerjen e bonove shtetërore, si dhe ulje të reja të normave të interesit, për të stimuluar rritjen ekonomike në rajon.
Me rishikimin e ri të buxhetit, shteti do të shpenzojë 179 milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht.
Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura. Nga këto, një
Profesori universitar dhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit pranë UEJL-së, Demush Bajrami, duke komentuar raportet e organizatave