Befasia italiane përball numrit një në botë në finalen e Roland Garros-it
Janë përcaktuar dy tenistet finaliste të Grand Slam-it të Roland Garros-it. Përballë njëra-tjetrës për trofeun më të rëndësishëm të fushave me dhè janë tenistja polake Iga Sviatek dhe ajo italiane Jasmine Paolini.
Sviatek, numri 1 në botë dhe kampione në fuqi e Roland Garros (e ka fituar tri herë, 2020, 2022, 2023), mundi 2-0 (6-2, 6-4) rivalen amerikane Koko Gauff. Ndeshje e dominuar nga polakja, ndjeshëm më superior në fushë. Surprizë dalja në finale e tenistes italiane Jasmine Paolini (numri 12 në botë), që për herë të parë në karrierë arrin një rezultat të tillë. Ajo mundi me lehtësi 2-0 (6-3, 6-1) rusen Mirra Andreeva, duke e dominuar lojën.
Gjysmëfinale-Femra
Iga Sviatek – Cori Gauff, 2-0
Jasmine Paolini – Mirra Andreeva, 2-0
Finale-Femra
Iga Sviatek – Jasmine Paolini
Gjysmëfinale-Meshkuj
Janik Siner – Karlos Alkaraz
Kasper Rud – Aleksander Zverev