Capital T bie pre e grabitjes, hajdutët i thyejnë xhamat e makinës dhe vjedhin projektin muzikor
AA
Reperi i njohur Capital T është përfshirë në një situatë të pakëndshme pak minuta nga publikimi i projektit të tij muzikor “Pi raki”, ndërsa persona të panjohur i kanë vandalizuar mjetin dhe vjedhur sendet personale të gjetura brenda tij.
Lajmi është bërë me dije nga vetë reperi, teksa përmes një Insta Posti u kërkon ndjesë fansave që u doli nga fjala duke mos sjellë projektin muzikor në kohë.
‘Sot është e pamundur të publikohet projekti “Pi raki”. Prej një pakujdesie, në një moment të caktuar, llaptopi është vjedh, na është thy makina. Uroj shpejt që kemi me hy në icloud me rikthy materialin. Momentalisht e kemi të pamundur. Më vjen shumë keq. Besoj për dy ditë, do lansohet, ose shpejt do ju njoftoj për datën e radhës. Ju kërkoj shumë falje dhe faleminderit shumë për përkrahjen’, është shprehur Capital T në video-mesazhin e tij.
Gjashtë të arrestuar pas të shtënave në një
Gjashtë persona janë ndaluar, ndërsa një tjetër është ftuar në bisedë zyrtare pas aksionit policor të zhvilluar lidhur me të
Temperaturat arrijnë në 40 gradë, IPSH thirrje qytetarëve
Pasi temperaturat në Maqedoni e Veriut do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, Instituti i Shëndetit Publik, ka publikar
Mickoski: Hetimi për ujin në Gostivar do të
Situata në Gostivar në lidhje me ujin e pijshëm po normalizohet gradualisht, pasi procesi i hiperklorimit të ujit në Gostivar