
Çavi: Favorit me Osasunën, por jo me Real Madridin
Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez në vigjilje të ndeshjes gjysmëfinale të SuperKupës së Spanjës ndaj Osasunës, pranoi se të besuarit e tij janë favoritë në këtë përballje, por jo edhe të turnout.
“E pranojmë që jemi favoritët në këtë gjysmëfinale përballë Osasunës. Por, nuk jemi favorit sa i takon kompeticionit pasi aty është Real Madridi. Do të na pëlqente të përsërisnim sezonin e shkuar dhe të fitonim sërish, dhe kjo më pas do të na jepte një shtysë më shumë për të fituar të tjerë tituj gjatë sezonit.
SuperKupa është një trofe i rëndësishëm për Barcelonën, pavarësisht se nuk e ka bujën e Ligës së Kampionëve apo La Liga-s. Pedri mund të ketë minuta në dispozicion, ndërsa Kanselo vështirë të luajë, ndoshta mund të jetë në finale. Këto janë ndeshje teke dhe nuk mund të gabojmë, pasi nuk ka vend për rikuperime, duhet ta vlerësojmë Osasunën sepse është një skuadër që të hapë punë”, u shpreh Çavi.
Ndeshjen mes Barcelonës dhe Osasunës, nis në orën 20:00./Supersport/