Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Çavi Hernandez: Reali është më i mirë se vitin e kaluar, janë super skuadër
Sport

Çavi Hernandez: Reali është më i mirë se vitin e kaluar, janë super skuadër

January 12, 2024

AA

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez nuk ka ngurruar ta lavdëroj rivalin e tyre të përjetshëm, Real Madridin, përpara “El Clasico”-s së parë të sezonit, por ka shtuar se ekipi i tij do tentojë ta fitojë Superkupën e Spanjës. Fitorja 2-0 e Barcelonës ndaj Osasuna ka krijuar një “Super El Clasico” në Superkupën e Spanjës, e cila do të zhvillohet të dielën, me Real Madridin që ka kaluar gjithashtu në finale pas një fitoreje 5-3 ndaj Atletiko Madrid, 24 orë më parë në Riad.

Do të jetë viti i dytë radhazi që Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në finale të kësaj gare. Janarin e kaluar ishin katalanasit ata që dolën fitues, duke fituar 3-1 me atë rast. Megjithatë, duhet të jetë një ndeshje shumë e ndryshme këtë herë – të paktën kështu ka thënë trajneri i Barcelonës, Çavi.

“Real Madridi është më i mirë se vitin e kaluar. Ata janë një superskuadër, por ne do të përpiqemi t’i dominojmë ata dhe të luajmë me ta në baza një me një. Nuk do të ndryshojmë shumë dhe jemi shumë të motivuar”, ka thënë fillimisht Çavi.

 

“Kam besim se do të fitoj për shkak të mënyrës sonë të lojës, metodologjisë sonë dhe mënyrës sonë të konkurrimit kundër Real Madridit. E bëmë këtu vitin e kaluar dhe e bëmë në “El Clasico” më herët këtë sezon deri në minutën e 60-të. Këtu duhet të shkojë loja, për ta dominuar dhe për t’u larguar më shumë. Le të shihet ADN-ja jonë më shumë se kurrë. Jemi shumë të motivuar dhe është koha për të treguar lojën tonë të mirë”, përfundoi trajneri i Barçës.

 

Cilido qoftë rezultati të dielën, duhet të jetë një rast i shkëlqyer, pavarësisht se ndeshja nuk është në Spanjë. Barcelona është shumë e motivuar për hakmarrje ndaj Real Madridit, megjithëse “Los Blancos” do të jenë po aq të gatshëm për të, pasi të dyja skuadrat synojnë trofeun e tyre të parë të sezonit.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë

November 15, 2026
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15498
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026”

Kumanovarja Dr. Nurije Aliu, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror COGI 2026, të mbajtur në

Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS:

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me historinë e ALTA BANKËS, duke vënë në fokus

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.