Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Çfarë është turpi toksik dhe si lind?
Shëndetsi

Çfarë është turpi toksik dhe si lind?

January 6, 2024

AA

Kjo ndjenjë e pavlefshmërisë dhe urrejtjes së vetvetes mund të ndikojë në cilësinë e jetës suaj

Shumica e njerëzve kanë ndier turp në një moment të jetës së tyre, shpesh kur gjykojnë se kanë bërë diçka të papërshtatshme ose të gabuar.

Turpi toksik ndodh më shpesh, më intensivisht se turpi “normal” dhe çon në rivlerësim dhe dyshime për vlerën personale. Ndoshta më së miri përshkruhet si një ndjenjë rraskapitëse e pavlefshmërisë dhe urrejtjes së vetvetes, transmeton Telegrafi.

Ne mund t’i përshkruanim karakteristikat e turpit toksik si:

1. Ndjenjë e pavlefshmërisë;
2. Shqetësim i vazhdueshëm për atë që të tjerët mendojnë për ju;
3. Frikë në mos po ju marrin për budalla;
4. Përqendrim i vazhdueshëm në mendimet negative;
5. Shfaqje e zemërimit për të maskuar turpin;
6. Përpjekje e vazhdueshme për performancë të përsosur për të shmangur turpin;
7. Shmangie e turpit “të së ardhmes”, pra situatave në të cilat mund të ndiejmë turp;
8. Mund të ngulitet në mendimet, jo vetëm nga disa ngjarje të jashtme.

Në këtë kuptim, neglizhenca, abuzimi me mesazhe ose fyerje luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e një turpi të tillë (“Nuk mund ta besoj sa budalla që je”, “Vetëm ndalo së uluri, je i padobishëm”). Kështu adoptojmë bindjet për inferioritetin,  të cilat më pas i japin formë ndjenjave dhe sjelljeve tona.

Turpi toksik mund të ketë një efekt paaftësues ndaj personit të prekur prej tij, të prishë funksionimin e tyre social, të punës dhe familjes dhe të çojë në sjellje të dëmshme si abuzimi i substancave psikoaktive dhe vetëdëmtimi.

Mund të çojë në zhvillimin e urrejtjes dhe zemërimit ndaj vetvetes, një dialog i vazhdueshëm negativ i brendshëm. Gjithashtu mund të çojë në zhvillimin e ankthit, depresionit, dhimbjeve të stomakut, rritjes ose uljes së oreksit, çrregullimeve të gjumit, tërheqjes nga njerëzit, turp nga vetja.

Si të kapërceni turpin toksik?

Nëse marrim parasysh pasojat e lartpërmendura të turpit toksik, ka kuptim të punohet në mënyrë psikoterapeutike. Në procesin terapeutik, ne ndërgjegjësohemi për ndjenjat, mendimet dhe sjelljet e dëmshme dhe përpiqemi të ndërtojmë alternativa të shëndetshme ndaj tyre.

Në mënyrë që një person ta arrijë këtë, është e nevojshme që ai të zhvillojë dhembshuri më të madhe në lidhje me veten, gabueshmërinë e tij, të pranojë veten dhe më pas të ndryshojë butësisht atë që e dëmton. Gjithashtu, të pranojë përvojat e dhimbshme të kaluara dhe të tashme. /Telegrafi/

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Të fundit
Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për çështjet kombëtare,

November 22, 2026
Kosovë

Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt:

November 22, 2026
Maqedoni

“One Stop Shop” në Qafë-Thanë, Mendi Qyra me mesazh (VIDEO)

November 22, 2026
Kosovë

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë pas

November 22, 2026
Maqedoni

Pajaziti: Mos ta lëmë të mbetet vetëm kujtim! Muzeu i

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5234
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15595
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Kosovë

Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Tërshani, e cila është anëtare e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e vrasjes së

Maqedoni

“One Stop Shop” në Qafë-Thanë, Mendi Qyra me

Ditë feste dhe një ngjarje të rëndësishme e cilësoi kryetari i komunës së Strugës Mendi Qyra, kalimin me një ndalesë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.