Cher i jep lamtumirën ish-partnerit të saj Val Kilmer pasi aktori u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare
Cher i ka bërë homazhe ish-partnerit të saj Val Kilmer, pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 65-vjeçare.
Ylli i Top Gun ndërroi jetë nga pneumonia në Los Angeles të martën, pas një beteje të gjatë me shëndetin.
Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi një valë pikëllimi, dhe mes atyre që i bënë homazhe ishte edhe ish-e dashura e tij, Cher.
Këngëtarja 78-vjeçare dhe aktori patën një lidhje dyvjeçare mes viteve 1982 dhe 1984, një romancë që tërhoqi vëmendje në Hollywood për shkak të diferencës së tyre 13-vjeçare.
Në një intervistë në nëntor, Cher kishte zbuluar se ishte Val ai që i dha fund lidhjes së tyre, pavarësisht se ajo ishte “marrëzisht e dashuruar” me të.

Duke bërë homazhe në rrjetet sociale të mërkurën, Cher shkroi:
“VALUS, do të më mungosh. Ishe plot humor, i çmendur, ndonjëherë një dhimbje koke, por mbi të gjitha, një mik i shkëlqyer. Ishe brilant si Mark Twain dhe jashtëzakonisht i guximshëm gjatë sëmundjes tënde”.

Lajmin tragjik e konfirmoi vajza e Val Kilmer, Mercedes Kilmer, përmes një deklarate të mërkurën në mëngjes.
Stefan Bogoevit i hiqet paraburgimi, gjykata pranon garanci
Stefan Bogoev do të mbrohet në liri pasi Këshilli Penal i Gjykata Themelore në Shkup ka pranuar kërkesën e tij
Jakimovski: Nuk jam dënuar për vepër penale, por
Pas vendimit të Gjykata e Apelit në Shkup që konfirmoi dënimin e tij me një vit burg për ndërtim pa
Islanda mbetet vendi më paqësor në botë, Maqedonia
Islanda është shpallur sërish vendi më i sigurt dhe më paqësor në botë, duke mbajtur këtë pozicion për të 19-in