‘‘Deklaratë skandaloze’’, Bajqinovci i ashpër me deputetin nga Lista Serbe, komenton edhe propozimin e Kujtim Shalës për nënkryetarë; “Është problematike”
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka folur për dy ‘’probleme’’ lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të kuvendit të Kosovës.
Bajqinovci, i ftuar në KosovaLive, ka thënë se përveç Listës Serbe, problem janë edhe emrat e Kujtim Shalës e Vlora Çitakut.
‘’Janë dy mënyra të votimit, kemi pasur edhe në pako edhe një nga një për nënkryetar. Këtu janë dy probleme, e para deklarata skandaloze e deputetit të Listës Serbe, ku flet në emër të popullit serb sikur të ishte deputet në parlamentin e Serbisë, e jo në të Kosovës. Pastaj kemi edhe problemin tjetër, ku kanditatët të cilët janë propozuar, siç është Kujtim Shala, nga LDK’ja, dhe zonja Çitaku nga PDK’ja, janë dy persona të cilët nuk e votojnë presidentin dhe janë duke kërkuar që ta çojnë vendin në zgjedhje me çdo kusht. I kemi dy kanditatë të cilët abstenuan për kryetar ndërsa po kërkojnë votën për nënkryetar dhe janë kundër zgjedhjes së presidentit’’, ka thënë ai.