Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Denoncon Çitaku: Qeveria Kurti po i përdor ambasadat për fushatë
Kosovë

Denoncon Çitaku: Qeveria Kurti po i përdor ambasadat për fushatë

November 9, 2024

AA

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, ka folur lidhur me tubimet që po mbajnë Kryeministri Albin Kurti dhe Kryediplomatja Donika Gërvalla me diasporën.

Ajo i ka bërë thirrje Kryeministrit dhe Ministres së Punëve të Jashtme të mos i përdorin Ambasadat për qëllime partiake e fushatë elektorale. 

“Ditëve të fundit, Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Punëve të Jashtme po e keqpërdorin hapur pushtetin e tyre politik, paratë e taksapaguesve dhe institucionet tona për të kryer një fushatë partiake në diasporë. Kjo qeveri—e zgjedhur për t’u shërbyer qytetarëve, tani po e kthen shtetin dhe burimet e tij në mjete për përfitime partiake, ka thënë Çitaku. 

Sekretarja e PDK-së ka shtuar se Qeveria e Kosovës po tenton që të kamuflojë axhendën partiake si punë zyrtare qeveritare – por qëllimi i tyre i vërtetë është mëse i dukshëm. 

Sipas saj, kjo sjellje e Qeverisë nuk është vetëm zhgënjyese; është e papranueshme dhe e turpshme.  

“Dhe, mbi të gjitha, është një manipulim i diasporës sonë, e cila meriton respekt dhe ndershmëri, jo skema të ulëta politike. Bashkatdhetarët tanë në mërgatë kanë treguar një përkushtim të palëkundur ndaj Kosovës ndër dekada. Ata meritojnë respekt, jo manipulim”, ka thënë më tutje Çitaku.

Ajo ka treguar se në fushatën e tyre, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme po e kalojnë çdo kufi, duke ushtruar presion ndaj diplomatëve të Kosovës nëpër botë, duke i detyruar që të organizojnë takime fushate nën petkun e punës shtetërore. 

“Diplomatët, të cilët duhet t’i shërbejnë çdo qytetari me dinjitet dhe paanshmëri, po detyrohen të organizojnë takime partiake, duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe burimet shtetërore. Ky manipulim i pushtetit është një abuzim i mirëfilltë. Prandaj sot, u bëj thirrje çdo diplomati që përfaqëson Republikën e Kosovës: Të mos i nënshtrohen këtij abuzimi. Mos lejoni të përdoreni si instrumente në fushatën e kësaj qeverie. Kujtoni, ju jeni përfaqësues të Kosovës, jo përfaqësues të një axhende partiake. Ju keni bërë betimin për t’i shërbyer Kosovës”, ka thënë sekretarja e PDK-së.

Në fund të fjalimit të saj, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së iu drejtua edhe Kryeministrit me një mesazh të drejtpërdrejt: 

“Kosova meriton më mirë se ju dhe oborrtarët e tu të paaftë e abuzues. 9 shkurti është fundi i këtij mentaliteti qeverisës dhe fillimi i një epoke të re me Qeverinë Hamza. Kosova mundet ma mirë. Kosovën do ta bëjmë më të mirë”, tha Çitaku.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
Kosovë

Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

November 15, 2026
Maqedoni

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15496
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS:

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me historinë e ALTA BANKËS, duke vënë në fokus

Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja

Një shtetase e Turqisë, Yagmur Ykser, ka rrëfyer për emocionet e saj kur ka vizituar Prekazin dhe kur ka kuptuar

Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin

Nju Jork Tajms, raporton detaje të turit diplomatik të emisarëve të presidentit Donald Trump në Abu Dabi, Kremlin dhe Dublin.

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.