Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Dita Starova Qerimi sjell ekspozitën “Arti i largësisë”: Kur mungesa shndërrohet në prani!
Maqedoni

Dita Starova Qerimi sjell ekspozitën “Arti i largësisë”: Kur mungesa shndërrohet në prani!

November 17, 2026

AA

Artistja dhe profesoresha universitare, Dita Starova Qerimi, ka hapur ekspozitën e saj të re personale me titull “The Art of Distance” (Arti i largësisë), në hapësirat e Çifte Hamamit në Shkup, shkruan TV21. Ekspozita është pritur shumë mirë nga publiku, i cili mori pjesë në hapjen e saj dhe u njoh nga afër me botën artistike të autores. Vetë Dita Starova Qerimi, e emocionuar nga reagimet dhe pritja e publikut, u shpreh se kjo mbrëmje i dha më shumë besim në vetvete dhe në krijimtarinë e saj.

“Për një piktore është shumë i rëndësishëm recepcioni i publikut dhe ajo që ndodhi sonte më dha besim te vetja dhe te krijimtaria ime. Nuk mundem t’i përshkruaj me fjalë të gjitha ato emocione. Ju falënderoj që jeni të pranishëm dhe që do ta mbaj mend këtë moment, sepse ende nuk jam në… Po, më falni për emocionin. – Deri kur do të jetë e hapur ekspozita? Ekspozita do të jetë e hapur për një javë, deri më 23 nëntor”, tha piktorja Dita Starova.

https://www.facebook.com/watch/?v=1703982991298489

Përmes këtij cikli të ri artistik, autorja trajton raportin mes pranisë dhe mungesës, afërsisë dhe largësisë, duke përcjellë mesazhin se jo çdo mungesë lë pas zbrazëti, pasi ndonjëherë pikërisht në largësi prania ndihet më fort. Në veprat e ekspozuara, lulja në procesin e lulëzimit dhe transformimit, së bashku me figurën njerëzore, shndërrohen në simbole të afërsisë, ndryshimit, përkohshmërisë dhe shpresës. Largësia, në konceptin artistik të Qerimit, nuk paraqitet domosdoshmërisht si ndarje, por si një hapësirë ku marrëdhëniet marrin formë të re dhe ku prania vazhdon të ekzistojë edhe kur mungon afërsia fizike.

Në hapjen e ekspozitës foli edhe nëna e saj, Gëzime Starova, e cila me emocione dhe krenari u shpreh se ka fatin të jetë nëna e tri artisteve. Ajo vlerësoi përkushtimin dhe zhvillimin artistik të së bijës, duke e cilësuar ekspozitën si një “erupsion jo vetëm të ngjyrave, por edhe të ideve dhe mendimeve”.

“Shikoni, urimet për Ditën ia kam dhënë si nënë që moti. Por kjo le të jetë një vazhdim i punës së saj dhe i sukseseve të saj. E dini, unë kam fatin të jem nëna e tre artisteve. Njëra është piktore, Dita, tjetra, Jeta, është flautiste, ndërsa më e madhja, Blerina, është përkthyese, por edhe ajo është një lloj arti. Ashtu që kisha dashur Zoti të gjitha nënat t’i radhisë ashtu. Kjo ekspozitë sonte mua më gëzon, sepse flet për një angazhim të saj, për seriozitetin në punë. Duket një zhvillim dhe, siç tha njëri prej promotorëve, edhe njëfarë erupsioni, jo vetëm i ngjyrave, por edhe i ideve, i mendimeve dhe ndoshta edhe i rrugës së mëtejshme, të cilën Dita do ta zhvillojë dhe do ta ndjekë”, tha akademikja Gëzime Starova, nëna e artistes Dita Starova.

https://www.facebook.com/watch/?v=1488435269891667

Dita Starova Qerimi është piktore, doktorante e arteve, profesoreshë universitare dhe veprimtare e kulturës me përvojë të rëndësishme ndërkombëtare. Përmes kësaj ekspozite, ajo vazhdon të eksplorojë dimensione të reja të shprehjes artistike dhe të komunikimit me publikun. Mesazhi që përcjell ekspozita është se arti nuk duhet vetëm të zbukurojë realitetin, por edhe të na bëjë të ndalemi, të shohim ndryshe dhe të zbulojmë kuptime që ndonjëherë nuk arrijmë t’i shprehim me fjalë./tv21.tv

https://www.facebook.com/watch/?v=1192833783308342

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Dita Starova Qerimi sjell ekspozitën “Arti i largësisë”: Kur mungesa

November 17, 2026
Kosovë

Nga selia në Prishtinë, veteranët e UÇK-së presin aktgjykimin për

November 17, 2026
Maqedoni

Tufegxhiç: Rastin e dhunës në Ohër duhet ta marrë përsipër

November 17, 2026
Maqedoni

Koraboski në paraburgim për 30 ditë, dyshohet për dhunë ndaj

November 17, 2026
Maqedoni

Dënohet me 3 muaj burg me kusht i riu shqiptar

November 17, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5190
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15516
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Tufegxhiç: Rastin e dhunës në Ohër duhet ta

Rastin e rrahjes brutale të Sara Gjorgievskës në Ohër duhet ta marrë përsipër prokuroria publike nga zona e apelit të

Maqedoni

Koraboski në paraburgim për 30 ditë, dyshohet për

Gjykata Themelore në Ohër i ka caktuar 30 ditë paraburgim 31-vjeçarit Kristian Koraboski, i dyshuar për sulm fizik ndaj partneres

Maqedoni

Dënohet me 3 muaj burg me kusht i

Thellësisht shqetësuese mbetet trajtimi ligjor dhe penal i simboleve kombëtare nga organet e drejtësisë në vend, njofton agjencia e lajmeve

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.