Drejtori i Barcelonës qartëson përse është blerë Dani Olmo, e jo Niko Uiliams
Deko, drejtori sportiv i Barcelonës, në intervistën e tij të gjatë dhënë për kanalet zyrtare të klubit blaugrana, ka shpjeguar pse në fund klubi investoi te Dani Olmo dhe jo te Niko Uilliamsit.
“Për ne ishte e qartë se duhej të firmosim për një lojtar të nivelit më të lartë. Në fund, blerja që bëmë na dha më shumë opsione në fushë. Olmo është një futbollist me profil të ndryshëm nga ata që kemi ne,” tha në fillim Deko.
Drejtori sportiv i Barcelonës, vazhdoi duke folur për tregun e transferimeve.
“Nëse lojtarët e rinj do të kishin punuar në parasezon, nuk kishte nevojë të hynim në merkato. Ideja ishte të gjenim këtë ekuilibër dhe të dinim se çfarë na mungonte. Ishte e rëndësishme të mos të binim në tundimin për të shitur, ngaqë nuk ishte e lehtë për FFP-në. Kishte oferta për lojtarët tanë, por e kishim të qartë se nuk donim të humbnim pjesë të rëndësishme. Nëse kemi ndërtuar një skuadër vitet e fundit, ideja nuk ishte ta çmontonim. Objektivi ishte ngritja e nivelit, jo ulja e tij,” tha mes tjerash Deko.