Zidani te pankina e Francës, Deshamp mes Bajernit dhe Realit?!
Mediat francez raportojnë se Zinedin Zidan mund të ulet në stolin e kombëtares së Francës. Pas largimit nga Reali, synimi i tij kryesor ka qenë të udhëheqë nënkampionët aktualë të botës me Mbape në krye. Didie Deshamp nga ana tjetër ka fituar mbështetjen e shumë francezëve duke fituar një kampionat botëror dhe arritur në një finale tjetër.
Humbja në Katar ishte shumë e hidhur, por është një ngjarje vërtet historike. Është pikërisht për këtë arsye që ata shpresojnë se ai do të arrijë në Botërorin e ardhshëm në vitin 2026. Por diçka tjetër duket se po gatuhet prapa kuintave.
Me shumë gjasa, Deshamp shpejt do t’i japë lamtumirën “Gjelave” për t’i lënë vendin Zizusë. Dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Spanjë, në krye të Realit të Madridit.
Nga Franca, trajneri francez, Paskal Drupaz ka deklaruar se dy janë destinacionet e ardhshme të Didie Deshampit – Reali i Madridit ose Bajerni i Munihut.