Drejtori i inspektoratit të bujqësisë dyshohet për ryshfet prej 100 mijë eurosh
Prokuroria Themelore Publike ka ngritur padi kundër drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë Vase Anakiev sepse dyshohet që ka marrë ryshfet. Sipas aktakuzës, ai ka kërkuar drejtpërdrejt dhe ka marrë 100 000 euro, për të kryer një veprim që nuk është dashur ta kryej. Sipas prokurorisë drejtori i ka bërë presion një inspektori fitosanitar që të mos pranoj importin e plehrave artificial të një subjekti juridik në kufi dhe më pas për të lejuar që ato mallëra të importohet ka kërkuar ryshfet.
Prokuroria Themelore Publike
“I akuzuari ka bërë presion për të mos miratuar importin e plehrave artificial ndaj një subjekti juridik që merrej me prodhimin dhe importin e tyre, edhe pse më parë kishte importuar këto lloj mallrash disa herë. Më pas ka ndikuar te një zyrtar-një inspektor fitosanitar në një pikë kufitare që të mos e miratoj hyrjen e këtyre mallrave, pas çka disa ditë është mbajtur në pikën kufitare”.
Më 13 mars 2026 i akuzuari në Sveti Nikollë kërkoi drejtpërdrejt 100 000 euro për atë import por edhe për importet e ardhshme të atyre mallrave dhe kishte kërkuar që paratë t’i paguheshin në 3 këste.
Më pas, më 19 mars pasi denoncuesi përmes një dëshmitari ja ka dhënë këstin e parë prej 50 000 eurosh, i akuzuari u privua nga liria gjatë marrjes së parave. Ndaj të dyshuarit, prokuroria ka kërkuar që t’i vazhdohet masa e paraburgimit.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/