Drejtori i Milanit, përcjell në hap sulmuesin e ri të Bolonjës
Drejtori i Milanit, Xhefri Monkada është parë në tribunat e stadiumin “Renato Dall’ara” dhe thuhet se e ka ndjekur personalisht nga afër sulmuesin e Bolonjas, Xhoshua Zirkzee. “Kuqezinjtë” janë qartësisht në treg për një qendërsulmues të ri, pasi ende janë duke u mbështetur kryesisht te veterani Olivier Zhiru, por nuk pritet të investojnë shumë deri në afatin kalimtar të verës.
Zirkzee ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës së Bolonjas të Tiago Motas këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë katër asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat. Puna e tij ka ndihmuar klubin të ngjitet në pjesën e sipërme të tabelës së ligës, duke i vënë ata në garë për një vend evropian. Sipas mediumit “Calciomercato.com”, drejtori i Milanit, Monkada e vëzhgoi nga afër Zirkzeen teksa Bolonja u përball me Xhenoa-n në ndeshjen e Serie A, i etur për ta parë personalisht sulmuesin në veprim.
22-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e tij, por ajo është e vlefshme vetëm për Bajern Munihun, klubin që ai u largua për në Bolonja në gusht të 2022. “Rossoblutë” gjithashtu nuk janë të hapur për shitje në afatin kalimtar të dimrit, që do të thotë se Milani dhe Napoli i interesuar do të duhet të presin deri në verë.