Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 E rëndë në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës
Kosovë

E rëndë në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

November 16, 2026

AA

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një grua e re ka humbur jetën pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë intervistimit nga hetuesit e njësisë për hetimin e trafikimit me narkotikë. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit emergjent dhe dërgimit në spital, ajo ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është B. H, 26 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës, më 16 nëntor, ndërsa Policia është njoftuar për vdekjen e saj rreth orës 01:30.

Bazuar në informacionet fillestare, 26-vjeçarja ishte duke u intervistuar nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), kur papritur i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Pas përkeqësimit të gjendjes së saj është kërkuar ndërhyrja e ekipit të urgjencës, i cili i ka ofruar trajtimin fillestar mjekësor.

Më pas, e reja është transportuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm.

Megjithatë, pak minuta pas dërgimit në spital, autoritetet janë njoftuar se ajo kishte ndërruar jetë.

Pas konfirmimit të vdekjes, në rast janë përfshirë hetuesit e stacionit policor dhe njësitë rajonale të hetimeve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e kriminalistikës, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit.

Pas sigurimit të raporteve mjekësore dhe përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe vdekjes së 26-vjeçares.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

E rrahu deri në humbje të vetëdijes dhe e la

November 16, 2026
Kosovë

E rëndë në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua

November 16, 2026
Maqedoni

Ndërroi jetë kryetari i parë i KF Shkëndijës së Tetovës

November 16, 2026
Kosovë

Qeveria e Kosovës ndërpret tregtinë e energjisë me kompanitë serbe,

November 16, 2026
Kosovë

SKANDAL I RËNDË: Kënga e nacionalizmit serb për Kosovën këndohet

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5182
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15502
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

E rrahu deri në humbje të vetëdijes dhe

MPB-ja ka ngritur kallëzim penal ndaj 31-vjeçarit nga Ohri, i cili dyshohet se e rrahu brutalisht të dashurën e tij

Maqedoni

Ndërroi jetë kryetari i parë i KF Shkëndijës

Ka ndërruar jetë profesori Ismailhaki Kuriu, intelektual, pedagog dhe veprimtar, i cili një pjesë të rëndësishme të jetës së tij

Kosovë

Qeveria e Kosovës ndërpret tregtinë e energjisë me

Qeveria e Kosovës pritet të miratojë sot tri vendime për sektorin e energjisë, ndër to edhe ndalimin e tregtimit të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.