Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 FFK reagon për banderollat e thirrjet ofenduese në sfidat: Çeki – Shqipëri e Serbi – Zvicër
Sport

FFK reagon për banderollat e thirrjet ofenduese në sfidat: Çeki – Shqipëri e Serbi – Zvicër

October 13, 2024

AA

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka reaguar pas shfaqjes së banderolave dhe thirrjeve ofenduese në ndeshjet Çeki – Shqipëri dhe Serbi – Zvicër. Në të dyja këto ndeshje si nga tifozët çekë ashtu edhe nga ata serbë pati këngë anti-Kosovë që shkaktoi reagim të madh në opinionin publik. FFK-ja ka dënuar ashpër këto thirrje ndërsa ka bërë me dije se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të marrë masa të menjëhershme.

 

“Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër shfaqjen e banderolave me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim” si dhe thirrjet kundër Kosovës dhe shqiptarëve që u dëgjuan gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Serbi-Zvicër dhe Çeki-Shqipëri. Këto akte të papranueshme, e të cilat po ndodhin në vazhdimësi nga tifozë serbë dhe tifozë të disa vendeve tjera që janë të afërta me grupet e tilla serbe, nuk kanë vend në futboll dhe në asnjë arenë sportive, pasi përhapin urrejtje dhe përçarje mes popujsh e shtetesh”.

 

“Rikujtojmë se incidentet e tilla janë në kundërshtim të plotë me vlerat që UEFA dhe komuniteti ndërkombëtar i futbollit përfaqësojnë. Futbolli duhet të shërbejë si platformë e fuqishme për promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe vlerave të barazisë kudo”.

 

“FFK, si anëtare e barabartë me federatat e shteteve tjera, ka përgatitur ankesën zyrtare për në UEFA, me dëshmitë e të gjitha shkeljeve e ofendimeve që u bën ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme për të dënuar në mënyrë sa më të ashpër skenat e tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre në të ardhmen”, thuhej mes tjerash në reagimin e FFK-së.

Përndryshe Kosova do të rikthehet në aksion të martën, aty ku do të presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Qipros.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë

November 15, 2026
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15498
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026”

Kumanovarja Dr. Nurije Aliu, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror COGI 2026, të mbajtur në

Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS:

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me historinë e ALTA BANKËS, duke vënë në fokus

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.