Fitore e tretë radhazi për Lejkersin, Dallasi mund Filadelfinë
Fitorja e tretë radhazi për Lejkersin, që mund me 124-118 skuadrën e Sharlotit dhe ngjisin disi shkallët në renditje në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje me rivalitet, ku u dallua Rasell me 28 pikë, si dhe Xhejms e Dejvis me nga 26 pikë secili. Fiton edhe skuadra e Los Anxhelos Klipers, që falë 36 pikëve të Leonardit dhe 30 të Hardenit, mundi 149-144 Atlanta-n.
Skuadra e Dallasit fitoi 118-102 në fushën e Filadelfinë, një përballje e dominuar nga miqtë. 6 lojtarë të Dallasit realizuan mbi 14 pikë, duke bërë diferencën në fushë. Ekipi i Nju Orlinsit mundi 138-100 kanadezët e Toronto-s, sfidë ku shkëlqeu Brandon Ingram, autor i 41 pikëve.
Klivlendi bëri detyrën, duke mundur 136-110 Sakramenton, ndeshje pa shumë histori, ku u dalluan Allen e Mitçell, me nga 29 pikë secili. Rikthehet te fitorja ekipi i Golden Stejtit, që triumfoi 109-98 ndaj Bruklinit, jashtë fushe. Kerri me 29 pikë e Kaminga me 28 pikë, ishin më të mirët në fushë për Uarriorsat.
NBA-Rezultatet
Sharlot – Lejkers, 118-124
Klivlend – Sakramento, 136-110
Filadelfia – Dallasi, 102-118
Atlanta – L.A. Klippers, 144-149
Bruklin – Golden State, 98-109
Nju Orlins – Toronto, 138-100