Fondi arab kërkon të blejë aksionet e Milanit, s’ka reagim nga Kardinale
Arabia Saudite kërkon një pjesë të historisë edhe në Serie A. Zëra të fuqishëm, me burime të konfirmuara, flasin për një interesim të sheikëve për klubin e Milan. La Repubblica shkruan se fondi “PIF”, ai që menaxhon edhe Njukasëll në Premier Ligë, kërkon të blejë aksionet e “djallit”.
Përfaqësues të qeverisë saudite kanë qenë pak ditë më parë në Milano, ku kanë bërë të qartë interesimin e tyre.
“PIF”, kërkon jo thjesht të jetë pjesë e këtij klubi historik, të 19 herë kampionëve të Italisë, por kërkojnë shumicën e aksioneve, shumicë të cilën për momentin e ka Garry Kardinale, pronari i fondit “RedBird”.